Dhjetra operativë të Hamasit që ishin barrikaduar në ndërtesa dhe tunele u vranë gjatë natës teksa Izraeli vazhdonte operacionet tokësore në Gaza, thanë të hënën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Një aeroplan izraelit i udhëhequr nga trupat tokësore të IDF-së goditi një stacion brenda një ndërtese që i përket Hamasit me mbi 20 militantë brenda, tha IDF në një deklaratë, raporton CNN-i, përcjell Gazeta Insajderi.
Gjatë natës, një avion luftarak auto-pilot goditi gjithashtu zonën e Universitetit Al-Azhar, ku trupat e IDF kishin identifikuar ata për të cilët thanë se ishin terroristë të armatosur dhe një pikë lëshimi raketash antitank.
Gjatë ditëve të fundit, IDF thotë se ka goditur më shumë se 600 “objektiva terroriste”, duke përfshirë depo armësh, dhjetëra pozicione lëshimi të raketave antitank dhe strehë dhe terrene të përdorura nga Hamasi.
Trupat izraelite kanë avancuar rreth 3 kilometra në Gaza në operacionin e tyre tokësor. /Insajderi.org/