Trupat siriane kanë hyrë në qytetin historik Palmira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trupat siriane kanë hyrë në qytetin historik Palmira

    Insajderi
    24 March 2016 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Televizoni shtetëror i Sirisë ka raportuar se forcat qeveritare kanë hyrë sot në qytetin historik Palmira, i cili prej majit të vitit të kaluar, ishte i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

    Trupat siriane kanë qenë në ofensivë disaditëshe në përpjekje për marrjen e qytetit, në të cilin gjenden disa nga lokalitetet më të njohura arkeologjike në botë.

    Por, shumë relikte të epokës romake në Palmira, përfshirë Tempullin Këmbana, të vjetër 2 mijë vjet, dhe Harkun Triumfal, janë shkatërruar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

    Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha sot se aeroplanët e saj i kanë qëlluar caqet rreth Palmirës, në mbështetje të ushtrisë së Sirisë.

    Ushtria e Rusisë ka njoftuar se në periudhën ndërmjet

    20-23 marsit, nga aeroplanët luftarakë rusë janë goditur 146 caqe, me ç’rast janë vrarë 320 militantë. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark