Trupi i pajetë që u gjet në lumin Drin është i 26-vjeçarit Arban Hisari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupi i pajetë që u gjet në lumin Drin është i 26-vjeçarit Arban Hisari

    Insajderi
    14 January 2025 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    26-vjeçari nga rajoni i Prizrenit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij më 30 dhjetor, është gjetur sot pas disa ditë kërkimesh.

    Siç mëson Insajderi bëhet fjalë për Arban Hisarin.

    Ai është gjetur gjatë ditës së sotme gjetur pa shenja jete në Lumin Drini, në fshatin Rogovë të Gjakovës.

    Policia e Kosovës njoftonte se 26-vjeçari, ishte larguar nga shtëpia më 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i kishte humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihej për vendndodhjen e tij.

    Detaje për rastin ka dhënë edhe zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi i cili konfirmoi se pranë trupit të pajetë janë gjetur dokumentacioni i viktimës.

    “Me datë 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin Drini i Bardhë në afërsi të urës se fshatit Rogovë. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtarë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kanë dal në vendngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë. Pas kontrollimit të viktimës nga njësitë përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban Hisari, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjarët, andaj besohet se trupi i pajete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”, tha ai për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark