Duke mos guxuar të përballet me pyetjet e gazetarëve, Kurti gjeti shpëtimin te truprojat e tij. Ai ngatërroi daljen në ikje e sipër nga gazetaret, por në rrugë e kthyen truprojat e tij që e evakuuan kryeministrit drejt e në xhip të zi
Megjithëse Kurti dikur ndiqte një parim tjetër për truprojat, prej kohës sa është në qeverisje ka ndryshuar qasjen.
Përpos prokurorëve dhe gjykatësve, edhe Kurti tash po endet me xhipat e zi e me truproja.
“Me Qeverinë e Vetëvendosjes, truprojat e xhipat do t’i shihni përreth prokurorëve e gjykatësve, e jo rreth politikanëve…”, kishte deklaruar Kurti vite më parë.
Ai thoshte se truprojat politikanëve ia ruajnë vetëm trupin se mendja sipas tij iu kishte ikur kohë më parë.
“Ju e keni parë se si politikanët, kur zbresin tek qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë e nëse del prej xhipit atëherë të këqyr mërrolshum truproja e tij, se truproja e tij e din edhe ma mirë se na se qytetarët kanë shumë arsye me i ba diçka atij politikani, që ky po ia ruan vetëm trupin se ndoshta krejt çka ka ky me rujtë, se mendja i ka ik moti”, ka thënë Kurti.
Pas ardhjes në pushtet i njëjti deklaroi se xhipat e truprojat janë më shumë rregull sesa nevojë për të.
“Nuk e di për besë. Ky është më parë rregull sesa nevoja ime”, tha Kurti.
Kujtojmë se në vitin 2013-të, Kurti kishte përdorur frazën “Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.”, në një fjalim gjithashtu./Insajderi.org