Një hap larg tërheqjes së 30% të Trustit, projektligji shkon në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një hap larg tërheqjes së 30% të Trustit, projektligji shkon në Kuvend

    Insajderi
    07 December 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen e 30 përqind të Trustit.

    Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

    Pas këtij votimi, projektligji shkon për në Kuvend.

    Ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës duhet të marrë së paku shumicën e thjeshtë të votave të deputetëve, 61 vota, në mënyrë që të miratohet.

    Ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit, në afat prej dhjetë ditë pune, nga dita e miratimit dhe pastaj i njëjti i dërgohet Presidentit të Republikës për shpallje.

    Pas nënshkrimit të presidentit të vendit, ligji hyn në fuqi dhjetë ditë pas shpalljes së Gazetën Zyrtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark