Kandidati i LDK’së për deputet me numër 50, Fadil Aliu, ka thënë se Llapi është ngritur në këmbë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Aliu ka njoftuar për takime në Llapashticë, Kërpimeh dhe Gllamnik. Ka thënë se të gjitha këto fshatra llapjane kanë vendosur për ndryshim.
“Nga lagjja e Havollëve të Llapashticës së Podujevës e pastaj në Kërpimeh e deri te Gllamniku i Xhemajl Mustafës, tashmë kanë vendosur për ndryshim! Mikpritje e jashtëzakonshme llapjane, fjala-fjalë e besa-besë, ashtu siç di Llapi e llapjanët”, ka thënë ai.
“Të vendosur e të përkushtuar që ndryshimin e madh ta bëjnë pikërisht nga Llapi, për të vazhduar anëekënd Republikës! Lidhja e Llapit dhe llapjanëve me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka një historik, ka një traditë, e që ata e ruajnë fuqishëm, e ruajnë bindshëm e këtë do ta dëshmojnë me 9 shkurt”.