Tubim madhështor në Fushë-Kosovë: Ali Ismaili premton përfaqësim me dinjitet në Asamblenë Komunale - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Tubim madhështor në Fushë-Kosovë: Ali Ismaili premton përfaqësim me dinjitet në Asamblenë Komunale

    Insajderi
    05 October 2025 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi aktual i Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, Ali Ismaili, organizoi këtë javë një aktivitet madhështor me qytetarët e Fushë-Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj komunitetit.

    Pjesëmarrja masive në tubim tregoi se qytetarët mbështesin iniciativën “Zëri i Drejtësisë”, e cila synon të sjellë zhvillim, perspektivë, arsim dhe shëndetësi të drejtë, pa nepotizëm dhe padrejtësi.

    “Sot u konfirmua vullneti i pathyeshëm i qytetarëve që kjo iniciativë të jetë zëri i fuqishëm i tyre në Asamblenë Komunale,” deklaroi Ismaili.

    Ai premtoi se do t’i përfaqësojë qytetarët me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim, siç ka bërë gjithmonë deri tani.

    “Bashkë jemi të pathyeshëm. Bashkë jemi Zëri i Drejtësisë!” – përfundoi Ismaili, duke vënë theksin tek fuqia e bashkëpunimit dhe angazhimi qytetar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark