![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri ka shkruar për tubimin madhështor që partia e tij ka mbajtur në Gjilan.
Në këtë tubim masiv kishte pjesëmarrje të madhe të simpatizuesve dhe përkrahësve të Lidhjes. Kjo dëshmohet edhe përmes pamjeve të publikuara.
Haziri ka shkruar se Gjilani është plot dashni për LDK-në!
“Gjilani është plot dashni për LDK-në! Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë!”, shkruan Haziri në Facebook.