Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve, partitë politike po vazhdojnë me orare të ngjeshura për fushatën zgjedhore.
Gjatë ditës së enjte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, mban tubim me qytetarët e Prizrenit.
Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ditën e nis me tubim elektoral në Gjilan, duke vazhduar me takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë.
Ndërkaq koalicioni për “Kosovës Fituese”, mban takime me gastronomë në Shkabaj, fuke vazhduar me tubim zgjedhor në Rahovenc, e tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.