Tubimi madhështor në Viti, Abdixhiku: Ky është rikthimi historik i LDK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Tubimi madhështor në Viti, Abdixhiku: Ky është rikthimi historik i LDK-së

    Insajderi
    01 February 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilloi sot një nga tubimet elektorale më madhështore në sheshin e qytetit të Vitisë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për këtë subjekt politik dhe për kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e cilësoi këtë si një moment historik për LDK-në dhe një sinjal të qartë për ndryshimin që ai synon të sjellë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    “Ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike!” – deklaroi Abdixhiku, duke theksuar se qytetarët kërkojnë zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë dhe mbështetje për bizneset e vogla dhe fermerët.

    Ai prezantoi programin “Rruga e Re”, i cili sipas tij do të jetë udhërrëfyesi për modernizimin e vendit në fusha si bujqësia, teknologjia dhe shërbimet publike.

    “Investimet që kemi paraparë në bujqësi, infrastrukturë, teknologji moderne dhe shërbime publike do ta bëjnë Kosovën model të zhvillimit ekonomik në rajon. Do t’i mbështesim fermerët, do ta ndërtojmë infrastrukturën rrugore, dhe do të krijojmë mundësi të reja për rininë e vendit!

    Nuk do të lejojmë që Kosova të mbetet peng i stagnimit, krizave të njëpasnjëshme dhe mungesës së vizionit qeverisës. Vendi ynë meriton më shumë, dhe ne e kemi planin e qartë për të ardhmen.” – tha Abdixhiku.

    Duke falënderuar organizatorët dhe kandidatët e LDK-së nga Vitia, Abdixhiku u shpreh i bindur se ndryshimi është afër.

    “Falemnderit Sokol për organizimin madhështor, dhe suksese kandidatëve tonë nga Vitia: Sokol Haliti, Marigona Geci, Vjollca Zejnullahu dhe Lumbardh Salihu. Ndryshimi është afër! Shihemi në fitoren e madhe me 9 shkurt!” – tha kreu i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark