![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në fushatën përmbyllëse të PDK-së, ka bërë thirrje tek qytetarët që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se Hamza s’është politikan i zakonshëm dhe se është një njeri me vlera e integritet të pakrahasueshëm.
“Bedriu s’është politikan i zakonshëm. Është politikan me integritet të pakrahasueshëm. Bedri Hamza gjithmonë thotë më pak e bën më shumë. Bedri Hamza gjithmonë e mbanë fjalën. Bedriu e ka bërë edhe PDK-në më të mirë. Bëmë fushatë pozitive, s’përhapëm përçarje e nuk akuzuam për mungesë patriotizmi”, ka thënë Krasniqi.