Thomas Tuchel pritet të marrë një vendim befasues, duke lënë jashtë formacionit startues për ndeshjen ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve mbrojtësin më në formë tek Bayern Munich, Kim Min Jae.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, ai pritet t’i japë përparësi anglezit Eric Dier, i cili ka pasur vetëm katër paraqitje këtë sezon tek Tottenhami duke e “ngrohur” stolin deri në janar të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.
Siç raporton Bildi gjerman, mbrojtësi koreano-jugor nuk ishte pjesë e ekipit kryesor gjatë seancës stërvitore të fundit.
Si partner i Dier pritet të jetë mbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt.
Tuchel ka befasuar tifozët e Bayernit me rezultatet e fundit. Në përballjen e fundit me Lazion në transfertë, humbi ndeshjen me rezultat 1-0.
Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në ‘Alianz Arena’. /Insajderi.org/