
Projektligji për Ratitfikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë-Prizren” është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.
Ky projektligj ka për qëllim ndarjen e kostove financiare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan Insajderi.
Gjatë mbledhje së Qeverisë, kryeministri Kurti tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarjeve të kostove ndërmjet palëve për financimin e hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.
Ministri Liburn Aliu tha se më këtë projektligji synohet që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në këtë rrugë, e cila është lidh me datën 12 janar 2024, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.