Turbulenca të forta gjatë fluturimit për në Mançester, 11 persona përfundojnë në spital – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turbulenca të forta gjatë fluturimit për në Mançester, 11 persona përfundojnë në spital

    Insajderi
    28 December 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    225 pasagjerët e një avioni që udhëtonte nga Barbados në Mançester kanë përjetuar momente horrori për shkak të turbulencave të forta.

    11 pasagjerë u plagosën dhe u dërguan në spital për të marrë trajtim, ndërsa aeroplani u detyrua të devijonte tre orë pas ngritjes.

    225 pasagjerët dhe 13 anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit me qira , po ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje, pasi u nisën nga Barbados pak para mesnatës së 23 dhjetorit.

    Por dy orë e gjysmë pasi Maleth Aero Flight 1975 u ngrit nga Barbados, Airbus A300-200 përjetoi “turbulenca” të rënda ndërsa fluturonte në 38,000 këmbë.

    Avioni u ul në Bermuda dhe pasagjerët u detyruan të kalonin natën e Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjes dhe ditën e nesërme larg familjeve të tyre.

    Nuk dihet ende gjendja e 11 pasagjerëve që përfunduan në spital./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark