Turistes i përkeqësohet gjendja në Bjeshkët e Nemuna -Shpëtohet në operacion emergjent nga ShKShMK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turistes i përkeqësohet gjendja në Bjeshkët e Nemuna -Shpëtohet në operacion emergjent nga ShKShMK

    Insajderi
    23 July 2025 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion shpëtimi është zhvilluar sot në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna, pasi një turiste ka kërkuar ndihmë urgjente për shkak të problemeve shëndetësore.

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njoftoi se pas pranimit të thirrjes emergjente, një ekip i shpëtuesve nga stacioni i Pejës ka arritur ta lokalizojë turistën dhe ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

    Ajo pritet të evakuohet për trajtim të mëtejshëm në qendrën mjekësore më të afërt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark