Turistet italiane kapen ‘mat’ duke vjedhur në Ksamil, policia ia publikon pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turistet italiane kapen ‘mat’ duke vjedhur në Ksamil, policia ia publikon pamjet

    Insajderi
    22 August 2025 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ksamil, një destinacion i njohur për ujërat e pastra dhe plazhet e bukura, po tërheq jo vetëm turistë, por edhe persona me qëllime kriminale.

    Së fundmi, Policia e Sarandës ka arritur të ndalojë tre shtetase italiane, të cilat vodhën sende me vlerë në bulevardin qendror të Ksamilit.

    Strukturat hetimore të Policisë së Sarandës morën njoftimin për një vjedhje dhe, falë veprimeve të shpejta, arritën të identifikojnë dhe dokumentojnë rastin.

    Si rezultat i hetimeve, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M. D., ndërsa dy bashkëpunëtoret e saj, G. D., 18 vjeçe, dhe G. C., 22 vjeçe, u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

    Sipas hetimeve, tri vajzat dyshohet se kanë vjedhur një sasi bizhuterish, parfumash dhe suveniresh me vlerë rreth 150 000 lekë, të cilat ndodheshin në stenda. Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan si provë materiale.

    Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë, pasi shtetaset italiane akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark