Turistët serbë bllokohen në Valbonë, vdes njëri prej tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Turistët serbë bllokohen në Valbonë, vdes njëri prej tyre

    Insajderi
    16 July 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një turist ka ndërruar humbur jetën në majat e thepisura të Valbonës. Siç raportojnë mediat në Shqipëri ka qenë një turiste serbe e cila ka raportuar rastin duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, ka ndërruar jetë.

    Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e infarktit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

    Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark