Një grua tentoi të vetëmbytej sot në plazhin e qytetit të Vlorës. Ajo kishte hyrë në ujë. Dy ukrainas që ndodheshin në breg e kanë parë dhe bashkëshorti, është hedhur në det për ta shpëtuar
“Ne ishim ulur aty afër, dhe dëgjuam një përplasje në ujë që vinte prej këtu. Pamë dikë në ujë, fillimisht menduam se po notonte por më pas pamë që po përpiqej të dilte mbi ujë. menduam se ishte dikush e cila kishte rënë. U hodha dhe u përpoqa që ta nxjerrja prej detit dhe më pas policia dhe ambulanca erdhi këtu. Ajo ishte nën ujë, por kur e nxora merrte frymë. Ajo është mirë më tepër donte ndihmë për të dalë nga uji. Gjatë kohës kur po ngrihesha në mol unë u gërvishta pak tek gjuri por është në rregull. Tashmë ndihem shumë më mirë”, tha Sergei Artemenko.
Dëshmitare e ngjarjes ishte edhe bashkëshortja e Sergeit.
“Ai u hodh dhe e solli më pas në këtë vend duke e shpëtuar. Në atë moment isha unë dhe dy vajza të tjera nuk kishte të tjerë që mund ta ndihmonin. Ne pyetëm njëra tjetrën se çfarë të bënim dhe unë i thash të thërrisnin policinë dhe ambulancën kur Sergi po notonte për ta sjellë gruan këtu. Ne nuk e dimë nëse ajo ra apo donte të hidhej për tu mbytur”, u shpreh Katerina Artemenko.
Gruaja e shpëtuar është shoqëruar nga ambulanca për në spital dhe është në gjendje të mirë ndërsa është pyetur nga policia për arsyet e atij veprimi.
Top Channel