Turistja polake rrëzohet në hotel në Sarandë, lëndohet në kokë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turistja polake rrëzohet në hotel në Sarandë, lëndohet në kokë

    Insajderi
    03 July 2022 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një turiste polake është plagosur rëndë pasi është rrëzuar në dhomën e një hoteli të Sarandës.

    58-vjeçarja është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

    Ndërkohë mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë.

    Ajo më pas është transportuar me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

    “Në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja polake A. N, 58 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark