Turmp njofton se SHBA do t'i vendos tarifë prej 25 % Indisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turmp njofton se SHBA do t’i vendos tarifë prej 25 % Indisë

    Insajderi
    30 July 2025 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga India duke filluar nga 1 gushti.

    Ai tha se India, e cila ka ekonominë e pestë më të madhe në botë, do të përballet gjithashtu me një ndëshkim të paspecifikuar më 1 gusht, por nuk dha detaje mbi shumën ose për çfarë shërbente, raporton Reuters.

    “Ndërsa India është miku ynë, ne, gjatë viteve, kemi bërë relativisht pak biznes me ta sepse tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë, dhe ata kanë barrierat tregtare jo-monetare më të vështira dhe të bezdisshme nga çdo vend”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark