Kryeministri australian Malcolm Turnbull ka deklaruar se koalicioni i tij konservator është rizgjedhë për një mandat të ri tre vjeçar derisa numërimi i votave në Australi po vazhdon.
Turnbull e ka shpallur fitoren vetëm pasi lideri i laburistëve opozitar e ka pranuar humbjen mëngjesin e të dielës.
Megjithatë, numërimi i votave po vazhdon prej zgjedhjeve të 2 korrikut pasi ka mbetur pothuajse çereku i votave të pa numëruara.
Tunrbull, e udhëheq një koalicion konservativ që ka nevojë për 76 ulëse të parlamentit në Dhomën e Përfaqësuesve me 150 ulëse për ta siguruar qeverinë e shumicës.
Komisioni Zgjedhor i Australisë ka thënë sot se koalicioni konservator është duke udhëhequr me 76 ulëse të fituara, laburistët me 69 dhe partitë e vogla dhe të pavarurit kanë siguruar vetëm pesë./rel.