Turpërohet Armend Muja: Ia huqi 14 komunave, ia qëlloi vetëm 3 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turpërohet Armend Muja: Ia huqi 14 komunave, ia qëlloi vetëm 3

    Insajderi
    14 November 2021 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para se të fillonte gara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deputeti i VV-së, Armend Muja kishe dalë me një parashikim për rezultatin.

    Muja ishte shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte në 17 komuna të Kosovës, pa balotazh.

    Pas raundit të dytë të zgjedhjeve, Vetëvendosja fitoi vetëm në 3 komuna nga 17 sa i kishte parashikuar Muja.

    VV-ja do të qeverisë në Podujevë, Gjilan e Kamenicë dhe në Shtime, komunë kjo që nuk e kishte parashikuar as Muja.

    Në 14 komunat tjera ku Muja parashikonte fitore, VV-ja ka humbur zgjedhjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark