Ballkani është eliminuar në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ekipi suharekas u mposht në Podujevë nga Santa Coloma e Andorrës pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndeshja përfundoi 1:2 për ekipin andoras. 1:2 kishte triumfuar në ndeshjen e parë kualifikuese mes Ballkanit dhe Santa Colomës.
Santa Coloma shënoi në minuta shtesë të kohës së rregullt për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Ballkani pësoi edhe golin e dytë në vazhdime. Tek në minutën e 109-të shënoi Hamidi për ta dërguar ndeshjen në penalti.
Armend Thaçi ishte ai që humbi penalltinë e shtatë, për ta diskualifikuar Ballkanin nga gara. /Insajderi.org/