Forcat e Armatosura të Turqisë kanë njoftuar se si rezultat i një operacioni ndaj PKK-së kanë mbetur të vrarë dymbëdhjetë pjesëtarë të PKK-së, raportojnë mediat turke
Tensionet në Turqi po vazhdojnë, derisa ushtria turke po vazhdon operacionet duke bombarduar caqet e Partisë Punëtore të Kurdistanit, të cilët po kërkojnë autonomi nga shteti turk tash e tre dekada, raporton Insajderi
Tensionet kanë filluar të rriten në zonat e banuara me kurd, menjëherë pas sulmeve me bombë në kryeqytetin turk, Ankara, i cili ka ndodhur të mërkurën mbrëma dhe ka lënë të vdekur 28 persona./Insajderi.com