Turqi, aeroplani rrëzohet në momentin që ajo thotë “Po”- propozimi përfundon në katastrofë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqi, aeroplani rrëzohet në momentin që ajo thotë “Po”- propozimi përfundon në katastrofë

    Insajderi
    02 August 2025 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një aeroplan i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë një propozimi për martesë, duke lënë të lënduar dy persona.

    Ngjarja ndodhi në rrethin Yüreğir, pranë pistës “Kelaynak”.

    Siç njoftohet, në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan, e cila ishte ftuar në fluturim nga i dashuri i saj për t’i bërë një propozim romantik martese nga toka, përmes radiolidhjes.

    Pamjet e regjistruara me telefon tregojnë momentin kur Şeyda thotë “Po”, pak çaste para se aeroplani të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej.

    Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë dhe raportohet se gjendja e tyre është e rëndë. /AA/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark