Turqi, basitsen zyrat e dhjetëra kompanive që dyshohet se ndihmuan puçin ushtarak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqi, basitsen zyrat e dhjetëra kompanive që dyshohet se ndihmuan puçin ushtarak

    Insajderi
    16 August 2016 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia turke ka bastisur zyrat e 44 kompanive dhe po kërkon arrestimin e 120 drejtuesve të tyre, në kuadër të hetimit mbi grushtin e dështuar të shtetit të muajit të kaluar.

    Kompanitë në Stamboll janë vënë në shënjestër të prokurorëve dhe dyshohen se kanë kanalizuar fonde financiare për lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen.

    Kleriku, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, akuzohet se ka organizuar grushtin e shtetit dhe mbështetësit e tij dyshohen se kanë ngritur në Turqi një shtet paralel.

    Bastisjet e koordinuara, të mbështetura nga njësi speciale të policisë, janë kryer në lagjet Uskudar dhe Umranije, në lindje të Stambollit – bën të ditur agjencia e lajmeve “Anadolu”.

    Rreth 240 persona humbën jetën teksa, sipas variantit zyrtar, i bënin rezistencë grushtit të shtetit më 15 dhe 16 korrik, kur fraksione rebele të ushtrisë tentuan të merrnin nën kontroll Turqinë, duke dërguar tanke në Ankara dhe Stamboll.

    Që atëherë, turqit janë bërë dëshmitarë të një vale reaksioni që ka përfshirë radhët e ushtrisë dhe administratës publike. Rreth 26 mijë persona janë burgosur, ndërsa 82 mijë të tjerë janë shkarkuar nga funksionet publike.

    Ditën e hënë, policia bastisi në Stamboll zyrat e tre gjykatave, në kërkim të 173 punonjësve të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark