Shkalla e papunësisë në Turqi në prill të këtij viti ishte 9.3 përqind, që është përqindja më e ulët në 11 muajt e fundit. Në vitet e fundit në Turqi janë hapur një milion vende të reja pune.
Zyra Statistikore e Republikës së Turqisë (TUIK) ka publikuar shifrat e papunësisë për muajin prill të vitit 2016, sipas së cilës vazhdon rënia e përqindjes së papunësisë. Papunësia në prill ka rënë në 9.3 përqind, apo është ulur për 0.3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat gjithashtu tregojnë se në vitet e fundit janë punësuar rreth një milion banorë të Turqisë. Fuqia punëtore në Turqi aktualisht është në 30 milionë e 463 mijë banorë, ndërsa numri i të papunëve është 2 milionë e 824 mijë, njofton Anadolu Agency.
Papunësia në mesin e të rinjve, në prill të këtij viti ishte 16 përqind, që është përqindja më e ulët në bazë mujore nga maji i vitit 2015. /Insajderi.com