Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve të kryera në 20 adresa në zonat lindore të Adiyaman, në veri të kufirit me Sirinë, raporton agjencia shtetërore turke Anatolia.
Në shënjestër të bastisjeve ishin njerëzit të cilët mendohet se kanë lidhje me konfliktin në Siri.
Raportohet se të paktën dy nga të ndaluarit ishin më parë në Siri.