Turqia arreston aktivistë të të drejtave të njeriut, përfshirë drejtoren e AI-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia arreston aktivistë të të drejtave të njeriut, përfshirë drejtoren e AI-së

    Insajderi
    06 July 2017 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia turke arrestoi tetë aktivistë të të drejtave të njeriut, përfshirë drejtoren për Turqinë të organizatës Amnesty International, Idil Eser.

    Bastisja u bë në një seminar për sigurinë digjitale, të organizuar nga Amnesty International, në ishullin Bujukada, pranë Stambollit.

    Dy trajnerë – nga Gjermania dhe Suedia – u arrestuan po ashtu.

    “Bastisja policore ishte pa asnjë shkak”, tha përmes një deklarate organizata Amnesty International.

    “Veprimi i policisë është abuzim i pushtetit dhe nxjerr në pah situatën e pasigurt me të cilën përballen aktivistët e të drejtave të njeriut në këtë vend”, tha Salil Shetty, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International.

    “Idil Eseri dhe ata që mbahen me të duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, shtoi ai.

    Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme që nga përpjekja për grushtshtet, në korrik të vitit të kaluar.

    Policia atje ka arrestuar mbi 50,000 aktivistë dhe shërbyes civilë nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, njofton rel.

    Ankaraja thotë se Gulen e ka orkestruar puçin e dështuar, por kleriku e mohon përfshirjen.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark