Turqia ka arrestuar 13 gazetarë të hënë në mëngjes pas arrestimit të kryeredaktorit, Murat Sabuncu, të gazetës “Cumhurriyet”.
Qeveria turke ka akuzuar gazetarët për botimin e artikujve që kanë “legjitimuar grusht shtetin” pak para 15 korrikut, si përpjekje për grusht shtet, shkruan CNN.
Gazetarët janë akuzuar për krime në emër të armiqve të shtetit.
Këto arrestime vijnë pas atyre ku gjatë fundjavës mbi 10 mijë punonjës publikë u arrestuan dhe disa media u mbyllën./Insajderi.com