Policia turke ka bërë të ditur se ka arrestuar tetë persona në lidhje me sulmin me armë në një lokal nate në Stamboll, gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, ku mbetën të vrarë 39 persona dhe 69 tjerë të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e mori sot i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS).
Ndërsa personi i cili u arratis pas sulmit besohet të jetë nga Uzbekistani ose Kirgistan, shkruan “The Guardian”./Insajderi.com