Turqia arreston tre akademikë për “propagandë terroriste” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqia arreston tre akademikë për “propagandë terroriste”

    Insajderi
    16 March 2016 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet turke kanë arrestuar tre akademikë nën akuzat për “propagandë terroriste”.

    Akademikët kanë lexuar publikisht një deklaratë që bën thirrje për fundin e operacioneve të sigurisë në juglindje të Turqisë, rajon i banuar me shumicë kurde.

    Policia po ashtu ka ndaluar dhe marrë në pyetje një shtetas britanik.

    Qeveria e Turqisë fajëson grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin vetëvrasës në Ankara më 13 mars, i cili ka lënë të vrarë 37 veta.

    Përgjegjësinë për këtë sulm nuk e ka marrë ende asnjë grup.

    Mbi 2,000 akademikë kanë nënshkruar një peticion në muajin janar, i cili kritikon veprimet e ushtrisë në juglindje.

    Qindra civilë, forca të sigurisë dhe rebelë janë vrarë prejse konflikti me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit është rindezur në muajin korrik.

    Peticioni ka zemëruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se akademikët do të paguajnë çmimin për “tradhtinë” e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark