Fitorja e Republikës së Irlandës ndaj Italisë i ka prishur më shumë punë Turqisë se sa skuadrës së Antionio Contes. Me fitorën e irlandezëve, Turqia ka rënë në vendin e parafundit si e treta më e mirë, duke mbetur kështu jashtë evropianit.
Triumfi i madh i Irlandës ndaj Italisë erdhi tre minuta para fundit, pasi mesfushori i Hull Cityt, Robbie Brady e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 87-të.
Pas Shqipërisë, edhe Turqia eleminohet nga vendet e treta të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Italia në anën tjetër, kishte siguruar vendin e parë para fillimit të këtij takimi dhe në këtë ndeshje hyri me formacionin rezervë. /Insajderi.com