Turqia beson se ambasadori rus u vra nga përkrahësit e Fethullah Gulen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia beson se ambasadori rus u vra nga përkrahësit e Fethullah Gulen

    Insajderi
    21 December 2016 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia i ka informuar Shtetet e Bashkuara se beson se mbështetësit e klerikut mysliman, Fethullah Gulen, me seli në SHBA, ishin përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.

    Agjencia shtetërore turke, Anadolu, ka raportuar mbrëmë se ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i ka thënë sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, gjatë një bisede telefonike se “Turqia dhe Rusia kanë dijeni se (organizata e Gulenit) ka dorë në sulm”, nga i cili u vra ambasadori rus, Andrei Karlov.

    Turqia kishte kërkuar ekstradimin e klerikut Gulen, që jeton në ekzil në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, lidhur me puçin e dështuar ushtarak kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin korrik të këtij viti.

    Ankaraja është e zemëruar pasi Departamenti amerikan i drejtësisë ka insistuar që të ketë dëshmi bindëse për fajësinë e zotit Gulen, para se të veproj lidhur me kërkesën për ekstradim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark