Në mëngjesin e sotëm disa avion turk kanë bombarduar pozicionet kurde në Irak dhe Siri dhe në këto sulme pati edhe viktima.
Sipas deklaratës së ushtrisë turke janë bombarduar objektiva të vendosur në malet Sinxhar në veri të Irakut, si dhe në zonat malore të verilindjes së Sirisë.
Reuters raporton se kanë mbetur të vrarë pesë luftëtarë të kurdëve irakiane në Irakun e veriut. /Insajderi.com