Erdogan tha se ai dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, kanë përmendur idenë e një aksioni të përbashkët kur ata u takuan në Kinë në kuadër të G20, shkruan BBC.
Ai tha se Turqia “nuk ka asnjë problemi” për të realizuar një aksion të tillë.
Muajin e kaluar, Turqia ka filluar një operacion në brendësi të territorit të Sirisë, duke pasur si cak edhe rebelët kurd përveç atyre të Shtetit Islamik.
Deklaratat e Erdoganit janë publikuar në mediet turke, por deri më tani nuk ka pasur një konfirmim nga Amerika./Insajderi.com