Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia diskuton heqjen e imunitetit për deputetët

    Insajderi
    28 April 2016 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një komision parlamentar në Turqi ka nisur të shqyrtojë një propozim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin, për t’iu hequr ligjvënësve imunitetin nga ndjekja penale.

    Ky veprim thuhet se mund t’i hapë rrugë gjykimit të deputetëve pro-kurdë, nën akuzat për terrorizëm.

    Komisioni ka nisur sot diskutimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë propozuar pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike, se është krah i një grupi të jashtëligjshëm kurd.

    Këto zhvillime vijnë në kohën kur është rritur dhuna në lindje të Turqisë, midis forcave qeveritare dhe rebelëve kurdë.

    Armëpushimi midis tyre ka kolapsuar verën e kaluar./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark