![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin për studimin e të drejtave të njeriut, në Universitetin e Kolumbisë në New York, ka kërkuar nga Kosova që të ketë kujdes nga Turqia.
Sipas tij, Turqia përmes Agjencisë turke për zhvillim ndërkombëtar (TIKA), si dhe përmes ambasadës së saj në Kosovë, ka krijuar pozicion të fortë dhe të dukshëm, por agjenda e saj, siç ka thënë ai, “nuk është që t’i ndihmojë kosovarët, por që ta promovojë islamin turk në Kosovë”. Sipas tij, Kosova nuk është e vetëdijshme për një gjë të tillë.
“Jo, sepse në planet afatshkurta ekzistojnë përfitime të drejtpërdrejta nga marrëdhëniet e tilla me Turqinë. Por, investimet e Turqisë nuk janë në interesin e Kosovës ,por i shërbejnë interesave të Turqisë”, ka thënë ai.
Phillips ka thënë në një intervistë për Evropën e Lirë se Kosova duhet të jetë e vetëdijshme që ka “miq të rrejshëm” dhe “Turqia është mike e rrejshme e Kosovës”./Insajderi.com