“Turqia do fuqizojë mbështetjen për Kosovën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Turqia do fuqizojë mbështetjen për Kosovën”

    Insajderi
    21 April 2017 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Yildiz. Me këtë rast, ministri Yagcilar, pasi falënderoi zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton.

    Në këtë takim, që kishte karakter miqësor, u elaboruan edhe aspektet dhe rëndësia e partneritetit Kosovë-Turqi, njofton Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

    Ministri Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike.

    Edhe zëvendësministri turk Ahmet Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, theksoi se “mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk, do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë”.

    Kjo ishte vizita e parë e një diplomati turk në Kosovë pas referendumit të mbajtur në Turqi të Dielën, në të cilin u zgjeruan kompetencat e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark