Turqia gjykon akademikët për "propagandë terroriste" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia gjykon akademikët për “propagandë terroriste”

    Insajderi
    22 April 2016 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër akademikë turq, të akuzuar për përhapje të “propagandës terroriste”, kanë dalë të premten në gjyq.

    Katër akademikët janë në mesin e mbi 1,000 kolegëve, të cilët, në muajin janar, kanë nënshkruar një deklaratë që kritikon operacionet e ushtrisë turke kundër rebelëve kurdë.

    Të katërtit janë arrestuar pas mbajtjes së një konference për media, në të cilën kanë thënë se qëndrojnë prapa deklaratës.

    Në një tjetër sallë gjyqi, gjykimi me dyer të mbyllura ka nisur po ashtu të premten për dy gazetarë, të akuzuar për spiunim dhe për ofrim të ndihmës për një organizatë terroriste.

    Forca të shumta policore kanë qëndruar jashtë gjykatës në Stamboll, pasi disa protestues janë tubuar me pankarta që lexonin: “Liri për akademikët” dhe “Liri për lapsat”./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark