Turqia ka dy kërkesa për SHBA-të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia ka dy kërkesa për SHBA-të

    Insajderi
    09 January 2017 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke theksuar se dëshirojnë që marrëdhëniet e Turqisë me qeverinë e re të SHBA-ve të zhvillohen duke u bazuar në interesa të ndërsjella tha se “Besojmë se SHBA-ja nuk do të vazhdojë të kryejë disa gabime të bëra në periudhat e mëparshme. Kemi dy pritshmëri kryesore. E para që të ekstradojë në vendin tonë sa më parë kreun e FETÖ-s dhe drejtuesit e tjerë. Dhe e dyta ti japë fund bashkëpunimit me YPG-në e cila është zgjatimi i PKK-së”.

    Ministri Çavuşoğlu, ka mbajtur një fjalim në hapjen zyrtare të Konferencës së 9-të të ambasadorëve e cila zhvillohet në hotel JW Mariott. Ai pasi ka vënë në dukje se marrëdhëniet e Turqisë me SHBA-në janë në nivelin e partnerit strategjik, ka theksuar se edhe partneriteti në NATO i shton një dimension tjetër marrëdhënieve dypalëshe.

    Kryediplomati i Turqisë ka vënë në dukje se dëshirojnë që marrëdhëniet dypalëshe me qeverinë e re të SHBA-ve të zhvillohen duke u bazuar në interesa të ndërsjella, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu.

    Ndër të tjera pasi ka theksuar se përmbushja e këtyre pritshmërive të drejta të Turqisë kanë një rëndësi të madhe përsa i përket të ardhmes së marrëdhënieve Turqi-SHBA, ministri Çavuşoğlu tha se “Turqia dhe SHBA-ja janë dy partnerë strategjikë që kanë fuqinë dhe mundësitë për të krijuar ndikime pozitive në një pozitë gjeografike shumë të gjerë. Besojmë se ky bashkëpunim duhet të ruhet me kujdes.”

    “Nuk mund të qëndrojmë spektator që PKK-ja të ndërtojë territor të ngjashëm me Kandil-in”

    “Dëshirojmë që Iraku të arrijë qetësinë, sigurinë dhe stabilitetin në një rregull politik gjithëpërfshirës. Nuk dëshirojmë që ky vend të jetë në pozicionin e një foleje të DEASH-it, PKK-së dhe organizatave terroriste të tjera. E theksoj edhe njëherë nga këtu se nuk mund të qëndrojmë spektator që PKK-ja të zgjerojë territoret që ka pushtuar prej vitesh në Irak dhe që të ndërtojë një territor të ngjashëm me Kandil-in”, është shprehur Çavuşoğlu, duke vënë në dukje se zhvillimet në Irak ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe paqen e Turqisë.

    Më tej Çavuşoğlu tha se si Turqi dëshirojnë që të zhvillojnë në çdo fushë bashkëpunimin me Irakun dhe se Turqia do të vazhdojë qëndrimin e saj konstruktiv. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark