Turqia ka nisur sulmet ajrore kundër kurdëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia ka nisur sulmet ajrore kundër kurdëve

    Insajderi
    28 August 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia ka filluar sulmet ajrore kundër luftëtarëve kurdë. Këto sulme janë në kuadër të ofensivës ushtarake në veri të Sirisë.

    Ankaraja zyrtare njofton se luftimet në veri të Sirisë, në mes të trupave turke dhe luftëtarëve kurdë të Sirisë YPG, janë intensifikuar.

    Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar sot se nga sulmet ajrore janë vrarë 20 civilë në veri të Sirisë.

    Turqia po lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe YPG-së, që prej se ka filluar ofensivën ushtarake në Siri më 23 gusht.

    Edhe pse grupi YPG po lufton kundër IS-it, Turqia thotë se dëshiron të ndalojë që ky grup të fitojë territor përgjatë kufirit turk. Ankaraja e cilëson YPG-në si zgjatje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

    Turqia dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar YPG-në që të qëndrojë në lindje të Lumit Eufrat, me qëllim që të parandalohen luftimet e mundshme me trupat turke./rel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark