Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se Turqia mund të hapë kufijtë e saj për migrantët e paligjshëm që synojnë Evropën.
“Ne jemi të vetmit që ushqejmë 3 deri në 3.5 milionë refugjatë në vend. Ju i keni shkelur premtimet. Nëse shkoni tutje do t’i hapim kufijtë”, tha Erdogan.
Komentet vijnë një ditë pasi Parlamenti Evropian ka votuar për ndërprerjen e përkohshme të bisedimeve të anëtaresimit me Turqinë.
Vota është jodetyruese, por shihet si ndëshkim për përndjekjen që po u bëjnë autoritetet turke rivalëve politikë të Erdoganit, shkruan Rel.
Numri i migrantëve që arrijnë në ishujt grekë, ka rënë prejse BE-ja dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje në muajin mars, për të frenuar fluksin.