Turqia, kërkesë qeverisë së Kosovës për mbylljen e shkollave të Gylenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia, kërkesë qeverisë së Kosovës për mbylljen e shkollave të Gylenit

    Insajderi
    19 July 2016 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbylljes së disa shkollave në botë me kërkese të presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, të njejtën kërkesë e ka marrë edhe qeveria e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç për Klan Kosovës, transmeton Insajderi.

    “Ajo çfarë mund të them është se ata janë aktiv në gjithë botën, shkollat e tyre mund t’i shohim ne vendet ballkanike e ato i kemi parë edhe në Kosovë. Po ka në Kosovë, ka shkollë që ka lidhje me lëvizjen e Gylen. Autoritetet janë të njoftuara për këtë”

    “Ne e kemi diskutuar këtë problem me autoritetet. Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë tejet të veçanta, ne kemi marrëdhënie vëllazërore. Janë marrëdhënie të veçanta sa nuk krahasohen as me marrëdhëniet e dy vendeve të tjera në botë. Kosova për Turqinë është një vend shumë i rëndësishëm”, deklaroi Kiliç.

    Në Kosovë ushtrojnë veprimtari gjashtë shkolla fillore të mesme dhe çerdhe të udhëhequra nga lëvizja e Gulenit dhe fondacionet e saj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark