Shërbimi doganor dhe forcat kufitare të Turqisë në dhjetë muajt e parë të këtij viti kanë konfiskuar 2.35 ton drogë, e cila konsiderohet si një nga burimet kryesore të financimit të organizatave terroriste në rajon.
Vlera e drogës së konfiskuar llogaritet të jetë 61.5 milionë euro.
Konfiskimet e drogës në dhjetë muajt e parë të këtij viti, janë për 40 për qind më të larta krahasuar me konfiskimin e 1.643 ton të drogës në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, shkruan Anadolu Agency.
Në luftën efikase kundër trafikut të drogës, doganierëve turq ndihmë të madhe u ofrojnë qentë e trajnuar nuhatës të cilët për këtë qëllim janë në përdorim që nga viti 1998.