Turqia krijon hapësirë në burgje për të arrestuarit gjatë puçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia krijon hapësirë në burgje për të arrestuarit gjatë puçit

    Insajderi
    17 August 2016 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet turke kanë vendosur që të bëjnë lirim me kush për rreth 38 mijë të burgosur për të krijuar hapësira në burgjet për mijëra persona të tjerë të cilët u arrestuan gjatë pucit ushtarak të muajit të kaluar, njofton The Guardian.

    Sipas këtij vendimi, të burgosurit që u ka mbetur më pak se dy vite burg do të përfitojnë lirinë.  Ky rregull bënë përjashtim për disa kategori të burgosurish, përfshirë atyre që janë dënuar për vrasje, terrorizëm sulm seksual e të tjera.

    Ministri i Drejtësie i Turqisë, Bekir Bozdag, ka thënë se kjo do të bëjë qe rreth 38 mijë persona të lirohen nga burgu në një të ardhme të afërt.

    Qeveria thotë se puci ushtarak për marrje të pushtetit i 15 korrikut, ku mbetën të vrarë së paku 270 persona, është bërë nga përkrahësit e klerikut Fethullah Gulen./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark