Turqia kritikon Papa Françeskun për deklaratën në Armeni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia kritikon Papa Françeskun për deklaratën në Armeni

    Insajderi
    26 June 2016 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përdorimi i fjalës “gjenocid” nga Papa Françesku në përshkrimin e masakrës së armenëve të vitit 1915, ka shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, që tha se ky përkufizim i kreut të Kishës Katolike dëshmon “një mentalitet kryqëzatash”.

    Komentet e Atit të Shenjtë, sipas zv.kryeministrit turk Nurettin Canikli nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

    Armenia e shumë historianë pas saj flasin për gati 1.5 milionë të krishterë armenë të vrarë nga forcat osmane një shekull më parë.

    Turqia vet nuk e pranon këtë shifër e mohon që vdekjet e asaj kohe përbëjnë gjenocid. Argumenti pas të cilit kapet fort pala turke është se, jetët e humbura kanë qenë pjesë e një konflikti civil të nxitur prej Luftës së Parë Botërore.

    Ashpërsia e mosmarrëveshjeve mbi këtë temë është reflektuar edhe mbi marrëdhëniet armeno-turke, e në spiralen e hasmërisë janë përfshirë edhe vende të tjera si Gjermania, Parlamenti i së cilës votoi tani vonë për njohjen e masakrës si gjenocid.

    Papa Françesku përdori të premten në Jerevan fjalët armene “Metz Yeghern” (e keqja e madhe), e shtoi në tekstin e tij të parapërgatitur edhe komentin “gjenocid” për t’iu referuar asaj që ai e quajti “e para në serinë e katastrofave të dhimbshme të shekullit të kaluar”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark