Turqia kryen sulme kundër të rebelëve kurdë, në veri të Irakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia kryen sulme kundër të rebelëve kurdë, në veri të Irakut

    Insajderi
    14 March 2016 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia ka kryer sulme ajrore kundër shënjestrave të rebelëve kurdë në veri të Irakut, pas sulmit të djeshëm në Ankara.

    Ushtria turke, përmes një deklarate të lëshuar sot, tha se aeroplanët luftarakë kanë goditur depotë e armëve dhe strehimoret e pjesëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, në rajonet Kandil dhe Gara, në veri të Irakut.

    Sulmet ajrore vijnë disa orë pasi 37 njerëz mbetën të vrarë dhe 120 të tjerë u lënduan, nga një shpërthim i fuqishëm, në mbrëmjen e 13 marsit në Ankara.

    Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, i dha sot shifrat e reja gjatë një prononcimi televiziv, duke theksuar se tre njerëz të tjerë kanë ndërruar jetë, për shkak të lëndimeve të rënda.

    Ai shtoi se të paktën njëri nga sulmuesit është llogaritur në shifrën e personave të vdekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark