Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmush tha se se është krenar që kompania shtetërore TIKA ka rindërtuar gati të gjitha objektet historike të Kosovës, dhe se do të vazhdojë të ndërtojmë ura dhe xhamia
Numri dy i Qeverisë së Turqisë ka shfrytëzuar vizitën e tij në Kosovë për të treguar ndikimin e madh që ka Turqia në fushën e fesë, por duke e mbështjellë me investimet në fushën e trashëgimisë kulturore.
Nurman Kurtulmush, gjatë vizitës së tij në Kosovë, mori pjesë edhe në përurimin e një xhamie të restauruar nga Agjencia Shtetërore për Bashkëpunim Ndërkombëtar TIKA ka bërë në Prizren, ka thënë se është krenar që Turqia ka rindërtuar të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Por TIKA është e njohur për vetëm restaurimin e xhamive dhe hamameve, pra objekteve që i takojnë kohës së Perandorisë Otomane.
Sipas një hulumtimi të gazetës Zëri i botuar në gusht të vitit 2015, del se TIKA ka restauruar 30 xhami dhe objekte të tjera fetare, të mbetura nga koha e Perandorisë Osmane, dhe ka ndërtuar rreth 20 xhami të tjera.
Por zëvendëskryeministri turk, Kurtulmush tha se Kosova ka një rëndësi të madhe për Turqinë sepse në kohën e komunizmin ka përjetuar ndalimin e fesë dhe për këtë arsye, Turqia do të vazhdojë të ndërtojë ura dhe xhamia në Kosovë.
“Të gjitha kërkesat e komunitetit mysliman dhe komuniteteve të tjera, ne si Turqi do të mundohemi tu përgjigjemi. Ne do të rindërtojmë ura dhe xhamia”, tha Kurtumulish në inaugurimin e xhamisë.
Në një drekë të shtruar më vonë, aty kanë marrë pjesë edhe ministra të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri turk ka folur për ribashkim të turqve dhe shqiptarëve.
“Ka qenë një ndarje shekullore, por ribashkimi ynë do të jetë më i ngrohtë, i gjallë dhe i përhershëm”, ka thënë numri dy i Qeverisë turke.