Turqia ndalon marshin e komunitetit LGBT për “arsye të sigurisë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Turqia ndalon marshin e komunitetit LGBT për “arsye të sigurisë”

    Insajderi
    24 June 2017 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e guvernatorit të Stambollit ka ndaluar një marsh të planifikuar nga komuniteti LGBT në këtë qytet. Kjo zyrë ka bërë të ditur se parada është ndaluar për “shkak të sigurisë së pjesëmarrësve, turistëve”, dhe “rendit publik”.

    Aktivistët turq të këtij komuniteti patën njoftuar përmes rrjeteve sociale se me datën 25 qershor do të organizonin marshin në sheshin Taksim.

    Zyra e guvernatorit ka deklaruar se sheshi Taksim në Stamboll nuk është i projektuar për protesta dhe se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të përshtatshme.

    Kjo zyrë ka shtuar se disa grupe kanë ngritur “ reagime serioze” kundër këtij marshi.

    Alperen Hearths, grup i ekstremit të djathtë, i lidhur me partinë politike ultranacionaliste, ka kërcënuar javën e kaluar se do të ndalojë mbajtjen e kësaj parade edhe nëse autoritetet e lejojnë një gjë të tillë.

    Paradat e komunitetit LGBT mbahen në Stamboll gjatë dekadës së fundit, mirëpo në vitin 2015 policia e ndaloi marshin duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Në marshin e vitit 2014, më shumë se 100,000 persona u patën mbledhur në Stamboll, duke shënuar një nga paradat më të mëdha të komunitetit LGBT, në botën myslimane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark